Ilir Meta ka uruar anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë së Lirisë.
Meta thotë se anëtarët e rinj do fuqizojnë përfaqësimin e Partisë së Lirisë.
“Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.
Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.
Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj!”-shkruan Meta