Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg tregon ‘kushtet’ që Ukraina të anëtarësohet në NATO


Ukraina duhet ‘të mbizotërojë si një shtet sovran dhe i pavarur’ përpara se të mund të anëtarësohet zyrtarisht në NATO, tha të shtunën Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, pavarësisht se Kievi tashmë e konsideron veten një anëtar de-fakto të bllokut.

“Pozicioni i NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës është i pandryshuar”, tha Stoltenberg në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ne ramë dakord në vitin 2008 që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe ky është ende qëndrimi ynë. Sigurisht, ajo që ka rëndësi tani është të sigurohet që Ukraina të mbizotërojë si një shtet sovran dhe i pavarur. Sepse pa pasur Ukrainën si shtet sovran dhe të pavarur, nuk ka asnjë mënyrë për të diskutuar asnjë lloj marrëdhënieje ndërmjet NATO-s dhe Ukrainës në të ardhmen”, vazhdoi ai, duke shtuar se ky diskutim do zhvillohet kur të zgjidhet konflikti në Ukrainë.