Vendosni fjalën kyçe....

Twitter legalizon reklamat e kanabisit


Twitter ka dhënë dritën jeshile për kompanitë e kanabisit që të shfaqin reklama në platformën e saj në disa shtete të SHBA-së, me gjigantin e mediave sociale duke thënë se do lejojë marketingun ‘e përgjegjshëm’ të kanabisit për sa kohë që shitësit respektojnë një sërë kufizimesh.

Kompania njoftoi ndryshimin e politikës në një postim në blog të mërkurën, duke deklaruar se do punonte për të mundësuar ‘më shumë marka të lidhen me bisedën rreth kanabisit’ në Twitter.

“Që nga sot, në disa shtete të SHBA-së ne kemi marrë masa për të lehtësuar politikën tonë të reklamave të kanabisit për të krijuar më shumë mundësi për marketing të përgjegjshëm të kanabisit, hapi më i madh deri tani nga çdo platformë e mediave sociale”, tha shefja e Shitjeve dhe Partneriteteve të Twitter në SHBA, Alexa Alianiello.

“Në vijim, Twitter po i lejon reklamuesit të promovojnë preferencën e markës dhe përmbajtjen informative të lidhur me kanabisin për CBD, THC dhe produkte dhe shërbime të lidhura me kanabisin.”

Sidoqoftë, kompanitë në industrinë e marijuanës që kërkojnë të shfaqin reklama në Tëitter do duhet të plotësojnë një sërë kërkesash përpara se ta bëjnë këtë. Para së gjithash, reklamuesit duhet të jenë ‘të licencuar nga autoritetet përkatëse’ në rajonin e tyre për të ofruar produkte kanabisi, si dhe ‘të paraautorizuar nga Twitter’.

Pasi të miratohet, kompanive do t’u kërkohet të kufizojnë reklamat e tyre në juridiksionet ku kanabisi është i ligjshëm dhe nuk mund të promovojnë drejtpërdrejt përdorimin e produkteve të lidhura me të (me përjashtim të disa produkteve aktuale CBD që përmbajnë sasi të papërfillshme të THC, përbërësi kryesor psikoaktiv në kanabis). Reklamuesit gjithashtu u ndalohet të synojnë klientët nën moshën 21 vjeç.

Ndërsa platformat e tjera të mediave sociale lejojnë reklama për produkte të caktuara të kërpit dhe CBD, Twitter është gjigandi i parë teknologjik që lejon reklamat në lidhje me kanabisin medicinal ose rekreativ, i cili është legalizuar në 21 shtete të SHBA-së dhe është dekriminalizuar në dhjetë të tjera.

Ai mbetet i paligjshëm në nivel federal, megjithatë, pavarësisht se qeveria e klasifikon substancën si një medikament i programuar, niveli më i lartë sipas Aktit të Substancave të Kontrolluara të vitit 1971.