Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e Bërxullës shtrihen në asfalt dhe bllokojnë rrugën


Është përshkallëzuar protesta nga banorët e Bërxullës ditën e sotme, pasi disa prej protestueseve të moshuara janë shtrirë në rrugën e makinave.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe largimin e tyre me forcë.