Vendosni fjalën kyçe....

Turqia nuk gjen qetësi, orët e vona të natës shënojnë lëkundje me magnitudë 5.1 ballë


 

Turqia ende nuk po gjen paqe nga lëkundjet e frikshme të tëmeteve, pasi një tërmet me magnitudë 5.1 është shënuar në orët e vona të natës atje, sipas TRT Haber.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në lagjen Göksun të Kahramanmaraş, por janë ndjerë edhe në krahinat përreth.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi për tërmetin e orës 22.31, duke sqaruar se janë pas-lëkundje të tërmetit tragjik të 6 shkurtit, i cili shkaktoi mbi 42 mijë viktima në Turqi dhe Siri.

Mediat turke raportojnë se tërmeti me magnitudë 5.1 ballë ka ndodhur në një thellësi prej 6.2 kilometrash.