Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj premton sërish përmirësimin e sistemit urban: Do vemë linja të shpejta brenda Tiranës


Kur na ndajnë edhe rreth 3 muaj përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka premtuar sërish përmirësimin e sistemit urban në kryeqytet. 

Kur mori për herë të parë në 2015 Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj premtoi përmirësimin e sistemit urban.

Gjatë mandatit të parë së bashku me operatorët për të justifikuar kërkesën për rritjen e biletës dhe abonesë nga 30 lek në 40 lek, u premtua edhe përmirësimi i cilësisë siç dhe ishte vënia e biletës elektronike si dhe shpeshtësia autobusit në stacion. 

Deri më sot asnjëra nuk u bë operacionale, as bileta elektronike dhe as shpeshtësia e urbanëve. 

Tashmë, Veliaj sërish ka prekur temën e cilësisë së urbanëve, këtë herë ai premtoi se do nisë zbatimin e projektit të “autobusëve urbanë të shpejtë” dhe linjat ku do operojë janë edhe ato më të përdorurat si, “Kombinat-Kinostudio”, “Tirana e Re” dhe ” Unaza”. 

Lajmi i mirë është se shumë shpejt Tirana nis zbatimin e projektit të “Bus Rapid Transit”, ose ndryshe në shqip, “Linja e Shpejtë e Autobusëve”, që ka mbështetjen e KFW-së dhe GIZ-it gjerman, gjithashtu edhe të Qeverisë Shqiptare. Ky sistem inovativ i transportit publik do të prekë linjat kryesore të qytetit. Pra këtu do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re”, sqaroi Veliaj në videomesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë.