Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Qytetari prezantohet si Inspektor Tatimesh pranë bizneseve për të përfituar para, DPT thirrje: Denonconi rastet abuzive


 

Shumë biznese kanë rënë pre e personave mashtrues kohët e fundit, të cilët paraqiten si persona me poste të ndryshme administrate.

Videoja mëposhtme, është një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilës tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh.

Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!