Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se ishin pjesë e atentatit të dështuar.Në pranga kanë përfunduar Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe Arsen Preci.
Atentai i djeshëm në Elbasan dështoi pas ndërhyrjes së policisë. Efektivë të shumtë rrethuan një makinë ‘BMW X6’ brenda së cilës u gjetën tre automatikë ‘kallashnikov’, fishekë e dy shishe me lëndë djegëse.
Ajo ishte fshehur brenda një magazine të braktisur pranë shtëpisë së Erion Alibejt.
Në çantën e sekuestrua nga poolicia gjatë aksionit tyë djeshëm u gjetën dy dokumente identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut.
Arben Spahiu është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan.
Erion Alibej, motra e të cilit është martuar me Arben Spahiun e arrestuar sot, akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018.
Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës ngjarja e ndodhur në shtator 2020.