Vendosni fjalën kyçe....

Biden bën një vizitë të papritur në Kiev përpara përvjetorit të luftës në Ukrainë


Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, e para e tij në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë pothuajse një vit më parë, sipas BBC.

Kjo vizitë vjen pasi afrohet përvjetori i pushtimit rus më 24 shkurt.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet” dhe vlerësoi luftimet e tyre “heroike”.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të BE-së në takimin në Bruksel do të diskutojnë se si të sigurohen që forcat ukrainase të kenë municion të mjaftueshëm

Më herët, Zelensky e vlerësoi vizitën e presidentit amerikan si “vizitën më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ukrainas-amerikane”.

Ai tha se Ukraina po luftonte “për lirinë e saj, të europianëve, dhe të gjithë njerzve së botës së lirë…

Shumë kemi arritur tashmë dhe çfarë rezultatesh historike mund të arrijmë së bashku me të gjithë botën, me Ukrainën, me Shtetet e Bashkuara, me të gjithë Evropën”. Tha Zelensy.