Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: S’e ka shitur Arben Ahmetaj Ramën, por një tjetër shumë i afërt me të


Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv.

Mes vijimit të debatit në studio, Kryemadhi tha se nuk ia ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen për inceneratorët por një njeri tjetër shumë më i afërt me Ramën. Ajo tha se Arben Ahmetaj ka zero përgjegjësi përsa i përket dosjes së incerenatorëve në Elbasan dhe Fier.

Kryemadhi tha se sa më shumë ta mbrojë Ahmetajn aq më shumë do ta groposë Rama atë.

Sa më shumë ta mbroj unë Ahmetajn aq më shumë do ta groposë Edi Rama. Do t’i nxjerrë edhe një pastruese tjetër me lekë.  Arben Ahmetaj në Elbasan dhe Fier ka zero përgjegjësi.  Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka shumë afër atë njeriun”, tha Kryemadhi.