Vendosni fjalën kyçe....

Meta me të rinjtë e PL-së në Durrës: Së bashku më të vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot në Durrës në një takim me të rinjtë.

Duke ndarë dhe një video me ta në tiktok Meta shprehet se së bashkume ekipin e të rinjve është më i vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve dhe në radhë të parë të rinjve.

Ai thekson se vota për Partinë e Lirisë është garancia më e sigurt se zëri i qytetarëve do të dëgjohet.

Me ekipin e mrekullueshëm të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë këtu në Durrës. Së bashku më të qartë dhe më të vendosur për t’ua rikthyer qytetin durrsakëve dhe në radhë të parë të rinjve dhe të rejave të mrekullueshme, në rrugën e ndryshimit. Vota për Igli Carën është një ndryshim i sigurt për bashkinë e Durrësit dhe për rikthimin e normalitetit dhe të bashkëjetesës qytetare. Vota për Partinë e Lirisë është garancia më e sigurt se zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe do të gjëmojë për problemet e tyre, për shqetësimet e tyre, në këshillin e Bashkisë së Durrësit”, shprehet Meta.