Një sondazh i Euronews Albania së fundmi ka nxjerrë të dhëna interesante mbi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për Bashkinë e Tiranës ku garojnë Erion Veliaj për PS-në e Belind Këlliçi për opozitën.
Përtej të dhënave mbi pëlqyeshmërinë e kandidatëve, ajo që të bie në sy dhe e bën të veçantë sondazhin është se në përgjigjet për kandidatin e opozitës Këlliçi, ka një kolonë më shumë se në përgjigjet për Veliajn dhe ajo përfaqëson një përqindje të lartë të sondazhit.
21.8% e të pyeturve kanë pohuar se nuk e njohin fare kandidatin e opozitës Këlliçi, ndërsa te Veliaj kjo kolonë nuk ekziston fare.
Sipas të dhënave të sondazhit, Veliaj qëndron para për sa i përket personave që ‘padyshim do e votojnë’ apo të atyre që ‘ndoshta do e votojnë’.
Megjithatë Veliaj kryeson edhe në kolonën ku qytetarët kanë pohuar se ‘padyshim nuk do e votoj’.
Ditët e fundit kandidati i opozitës Këlliçi ka nisur një tur takimesh spontane me qytetarët e Tiranës teksa zgjedhjet e 14 majit po afrohen.