Vendosni fjalën kyçe....

Profil/ Kush është Holta Zaçaj, kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese


Holta Zaçaj është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese, rreth një muaj pasi u zgjodh si anëtarja e nëntë e saj.

Ajo zëvendëson në këtë pozicion Vitore Tushën së cilës i ka përfunduar mandati që në vitin 2017, ndërkohë që dy raundet e para për zgjedhjen e kreut të ri, dështuan.

Zaçaj ka ardhur në Gjykatën Kushtetuese e e propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kush është kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Holta Zaçaj është diplomuar në vitin 1998 si juriste në Fakultetin e Drejtësisë ndërsa ka disa diploma pasuniversitare si master i ligjeve në universitetin Georgetown në Washington D.C., SHBA e master në të Drejtën Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë Suffolk, SHBA.

Ajo është me profesion avokate, e specializuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksionet me pasuri të patundshme.

Anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese ka një karrierë të pasur si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës dhe disa universitete private ku ka dhënë lëndë si ‘E Drejta Familjare’, ‘E Drejta Bankare’, ‘E Drejta Financiare’, ‘E Drejta Tatimore e Doganore’, etj.

Po kështu Zaçaj ka qenë Drejtore Ekzekutive e avokate në Qendrën e Shërbimeve e Praktikave Ligjore të Integruara.