Vendosni fjalën kyçe....

Sean Penn kritika SHBA-së: Turp që nuk dërgon më shumë armë e para në Ukrainë, po fitoi Rusia e hëngrëm


Aktori dhe aktivisti i krahut të majtë Sean Penn kritikoi administratën Biden, duke thënë se vendi duhet të pranojë ‘turpin’ për mos dërgimin e mjaftueshëm të armëve dhe parave në Ukrainë në luftën e saj kundër pushtuesve ruse, shkruan Breitbart.

Penn i bëri komentet e tij pas shfaqjes së dokumentarit të tij ‘Superpower’, që u shfaq premierë në Berlin të shtunën. Filmi flet për sulmin ndaj Ukrainës dhe presidentit të saj Volodymyr Zelensky.

Aktori i famshëm i Hollivudit këmbënguli se nëse Rusia fiton luftën e saj, e gjithë bota do të jetë në telashe.

“Nëse imagjinoni se çfarë do ndodhë nëse Rusia fiton, të gjithë jemi në telashe. E hëngrëm.” – tha Penn, sipas Guardian.

Penn mendon se perëndimi duhet të ngrihet për të shpëtuar Ukrainën dhe presidentin Zelensky, të cilin ai e përshkruan si një njeri me ‘një ndjenjë të qartë të nevojës njerëzore për liri’.

Sa i përket Putinit, Penn mendon se lideri rus është një ‘ngacmues i frikshëm’.

Penn ka pranuar se dokumentari i tij i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës është i njëanshëm.

“Ky nuk është një film i paanshëm, sepse kjo nuk është një luftë e qartë,” tha ai.

Bashkëdrejtori i Penn, Aaron Kaufman, ishte dakord. “Filmi nuk ishte menduar kurrë të ishte historia përfundimtare e Ukrainës,” tha ai.