Aktivistët po zhvillojnë sot një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës, për të kërkuar drejtësi mbi vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko.
Protesta e paralajmëruar ka nisur në orën 17:00 ndërsa protestuesit kanë hedhur në muret e Prokurorisë bojë të kuqe.
22-vjeçarja u dhunua barbarisht pak muaj më parë dhe pasi qëndroi për disa kohë në gjendje kome, u transferua në Kenia, aty ku edhe ndërroi jetë.
Ndërkohë në lidhje me këtë protestë, ka reaguar edhe Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një postim në Facebook.
“Të rinjtë protestojnë tek prokuroria për vrasjen e 22 vjeçares, Joy Ayoko dhe fshehjen e krimit qeveritar nga prokuroria” shkruan Berisha.