Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në seancë, PS-ja kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të PD-së


PS-ja ka kërkuar përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës lidhur me bllokimin e foltores së Kuvendit seancën e së enjtes së shkuar.

Sipas kërkesës deputetët duhen përjashtuar për 10 ditë ndërsa bëhet fjalë për Edmond Spahon, Elda Hotin, Sorina Kotin, Oerd Bylykbashin, Lindita Metaliajn dhe Gerta Bardelin.

Prej  disa seancash parlamenti është shndërruar në arenë përplasjeje mes shumicës e opozitës.

Më herët nga Kuvendi janë përjashtuar për dhjetë ditë disa deputetë të opozitës mes të cilëve edhe kreu i PD-së Berisha e Sekretari i Përgjithshëm Noka.

Seanca e fundit u shoqërua me tensione edhe jashtë Kuvendit ku deputetëte përjashtuar të PD-së tentuan të hyjnë në seancë duke i kërkuar Gardës që t’i lejonte.

Ata argumentuan se kishin bërë kërkesë në Byronë e Kuvendit për heqjen e pezullimit e kësoj vendimi për përjashtimin e tyre binte automatikisht deri në shqyrtimin e kërkesës.