Vendosni fjalën kyçe....

Tre të arrestuar në Tirane e Durrës, akuzohen për 8 vjedhje e tentativë vrasjeje


Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës e Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 44-vjeçar me iniciale A.P. është prangosur në Shkafane, Durrës pasi akuzohet se ka tentuar të vrase me shkop bejsbolli një 46-vjeçar me iniciale K.S. banues në fshatin Kullë, Durrës.

Ky i fundit është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën thuhet në njoftim.

Dy të rinj janë prangosur në Tiranë pasi akuzohen për të paktën 8 vjedhje. Në pranaga kanë rënë 31-vjeçari S.L e 31-vjeçari A.B. ndërsa nën hetim është vënë 41-vjeçari Sh.K. i cili akuzohet se ka marrë sendet e vjedhura.

Njoftimi

“Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.”

Njoftimi

“Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorë të 8 vjedhjeve në subjekte të ndryshme. Nën hetim është vënë  një tjetër person, Sh.K., 41 vjec që akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi përvetësoi sendet e vjedhura.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe sende të ndryshme, në 8 subjekte (biznese) të ndryshme, në Tiranë gjatë muajve janar dhe shkurt.

Forcat blu sekuestruan automjetin tip Citroen Cactus dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”