Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i Kryesisë së PL u dhunua nga efektivi, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze


Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, u dhunua nga efektivët malazezë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Autori që ka dhunuar Petraq Milon është zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac, i cili është pezualluar nga puna.

Milo ka qenë së bashku me familjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivë malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.