Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në Këshillin Kombëtar: Revolucioni s’do na shmangë nga zgjedhjet, të punojmë nga mëngjesi në mbrëmje


Kreu i PD-së u ka kërkuar strukturave që të punojnë nga mëngjesi në mbrëmje për fitoren në zgjedhjet lokale.

Ai e bëri kërkesën gjatë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar duke u bërë thirrje kandidatëve që të shumëfishojnë përpjekjet për të arritur rezultat sa më të mirë në zgjedhje, gjë që sipas tij duhet të shkojë parallel me revolucionin.

“Tani kërkohet një fazë tjetër, në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren në zgjedhjet lokale. Kandidatët tanë duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultate të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresë, veprimtaritë e revolucionit tonë. Revolucioni i ‘90 nuk u ndërpre, ia arriti qëllimit,. Askush nuk mund të mendojë se revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese elektorale, jo dhe jo. Por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhja, zgjidhja janë kur kombinohen me revolucionin. Nuk duhet të dekurajohemi, të mos mendoni për asnjë çast të tërhiqemi.” – tha Berisha.