Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna brutale në kufi ndaj profesorit Petraq Milo, policia malazeze nis hetimet


Policia e Malit të Zi ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me dhunën e policisë malazeze ndaj profesorit Petraq Milo në kufirin me Shqipërinë më 15 janar.

Sipas policisë malazeze, të gjithë efektivët që kanë qenë të pranishëm në ngjarje janë identifikuar e po zhvillohet hetime për vënien para përgjegjësisë së autorëve.

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë.” – thuhet në njoftim, shkruan  REL.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 janar ndërsa sot është publikuar një tjetër video ku duket polici malazez që pasi godet brutalisht profesorin Petraq Milo, provon ta nxjerrë me forcë nga makina.