Vendosni fjalën kyçe....

Kalon për gjykim çështja e inceneratorit të Elbasanit, refuzohet kërkesa e Kokës e Bllakos


Çështja e inceneratorit të Elbasanit tashmë ka kaluar për gjykim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BW se gjykaa ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Në seancën e kaluar ish-ministri Lefter Koka përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e akuzave penale, ndërkohë që të njëjtën kërkesë bëri edhe Alqi Bllako.

Koka deklaroi se ai nuk ka kryer shpërdorim detyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave. Po ashtu edhe Bllako përmes avokatit të tij, pretendoi se nuk ka asnjë rol në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.