Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qytetarëve durrsakë Rama i’u ka hequr shërbimet dhe i’u ka shtuar hallet

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një status në Facebook shkruan se “Rilindja” ka hequr nga qyteti i Durrësit, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë, tani edhe Zyrën e Kadastrës, duke vështirësuar shërbimet dhe rritur hallet e qytetarëve.

Meta thekson se Durrësi ka shumë arsye  të forta për të votuar ndryshimin dhe për të ndëshkuar ‘sektin e rilindjes’, që e ka përdorur Durrësin vetëm për ta plaçkitur.

 

Statusi:

Qytetarëve të Durrësit u hiqet Gjykata e Apelit, do t’u hiqet edhe Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë u është hequr edhe Zyra e Kadastrës, që është transferuar në Tiranë.

Pra, qytetarëve të Durrësit, “Rilindja” vetëm ua ka larguar shërbimet, j’ua ka bërë tepër të vështirë marrjen e drejtësisë, u ka rritur kostot për shkak të distancës dhe nuk ka ofruar asnjë lehtësi, përveçse ju ka shtuar pa fund hallet dhe vështirësuar jetën

Ndaj Durrësi do të votojë masivisht për Ndryshimin, për të ndëshkuar sektin e “Rilindjes”, që e përdor Durrësin vetëm për të vjedhur e plaçkitur pasuritë e tij dhe taksat e qytetarëve.

Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe rikthen Llogaridhënien për çdo taksë të paguar dhe shërbim të ofruar!