Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse i jepni armë Rusisë do kaloni vijën e kuqe” – Borrell mesazh Kinës


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përcjellë ‘shqetësimet e forta’ të bllokut rreth ofrimit të mundshëm të armëve nga Pekini për Rusinë.

Paralajmërimi erdhi pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri akuza të ngjashme javën e kaluar, duke sugjeruar se Kina po përgatitej të dërgonte armë të rëndësishme për forcat ruse.

Duke folur gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën, kryediplomati i bllokut u tha gazetarëve se ai personalisht i kishte kërkuar Wang që të mos i jepte asnjë armë Rusisë.

“I kërkova të mos e bënte këtë dhe shpreha jo vetëm shqetësimin tonë, por faktin që për ne, kjo do të ishte një vijë e kuqe në marrëdhënien tonë”, tha Borrell.

Sipas shefit të Punëve të Jashtme, Wang e siguroi atë se Kina nuk ka plane të bëjë ndonjë dërgesë të tillë, por Borrell tha se BE-ja do ‘mbetet vigjilente’.

Gjatë fundjavës, e dërguara e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield i tha CNN se çdo mbështetje me armë të nivelit të lartë nga Pekini për Moskën në konfliktin e vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë do të kalonte ‘vijën e kuqe’ të Uashingtonit.

Blinken tha se një veprim i tillë do kishte ‘pasoja serioze’ në marrëdhëniet SHBA-Kinë, duke shtuar se Uashingtoni. Ministria e Jashtme e Kinës iu përgjigj akuzave duke i kërkuar SHBA-së të ‘reflektojë seriozisht’ mbi rolin e saj në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Është SHBA-ja, jo Kina, ajo që ka dërguar armë në fushën e betejës”, tha të hënën zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin.

“SHBA nuk është në gjendje t’i tregojë Kinës se çfarë të bëjë.”, shtoi ai.