Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset me shtyllën dhe i merr flakë makina, humb jetën i riu në Berat


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në aksin Berat-Ura e Kuçit.

28-vjeçari K.M duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur drejtimin e tij dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi duke rënë më pas në kanalin anësor.

Makina e të riut ka shpërthyer në flakë duke i marrë kështu jetën 28-vjeçarit.

Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.