Vendosni fjalën kyçe....

‘Pëshpëritësi’ i balenave, braktisi gjithçka për pasionin (fotot mahnitëse)


Në ditën e parë të ekspeditës, Mikhail Korostelev u nis drejt e në det.

Një ish-menaxher IT me bazë në Moskë, Korostelev e braktisi profesionin për të ndjekur fotografinë nënujore në vitin 2016 dhe balenat ishin më së shumti ndër temat e tij të preferuara.

Nga përvoja, ai e di se këta sisorë të mëdhenj janë shpesh po aq kureshtarë sa ç’janë edhe njerëzit për ta.

Zhytësi drejton Ekspeditat e Vëzhgimit të Balenave dhe kap bukurinë e qetë të balenave përmes lenteve të tij nënujore, shkrua Epoch Times.

Takimet me balenat janë zakonisht të shkurtra e të rralla, pohoi ai.

“Kur punoni me balena, nëntëdhjetë e nëntë për qind e takimeve ndodhin teksa ne i shohimato kur kalojnë.” – tha Korostelev.

“Vetëm një për qind janë takime të paharrueshme, kontakte me balenat, kur ato ndërveprojnë me ju, ‘bisedojnë’ me ju, ju hulumtojnë.” – shtoi ai.

Përveç këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm, Korostelev ka qëndruar në Polinezinë Franceze, Afrikën e Jugut, Meksikë, vende të ndryshme në të gjithë vendin e tij, Rusinë, dhe pika të tjera të jashtëzakonshme nënujore në planet.