Vendosni fjalën kyçe....

Polici malazez e godet brutalisht, më pas tenton ta nxjerrë me forcë nga makina, tjetër video e dhunës ndaj Petraq Milos në kufi


Ditën e sotme është publikuar një video e re lidhur me dhunën ndaj Petraq Milos, kreu i Departamentit për Ekonominë e Financat në Partinë e Lirisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar në këtij viti në Muriqan, teksa Milo e familjarët e tij po udhëtonin drejt vendit fqinj.

Në video duket një efektiv që fillimisht e godet në fytyrë Milon, e më pas tenton ta nxjerrë me forcë nga makina duke goditur sërish.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, sipas mediave malazeze ka nisur një hetim e mund të ketë masa disiplinore ndaj efektivit të shfaqur në video dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë Kufitare.