Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga vizita e tij në Japoni.
Rama e ka nisur takimin me Agjencinë Japoneze të bashkëpunimit Ndërkombëtar ku janë diskutuar një sërë projekte.
“Mirëmëngjes, dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.
Në pamjet e shpërndara për publikun, Rama shihet i shoqëruar nga ministret, Ibrahimaj, Kumbaro e Krifca.