Reali i Madridit ka shpartalluar Liverpulin mbrëmjen e sotme në Angli duke e mundur keqazi 5-2, praktikisht duke e siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Pas dy golave të shpejtë nga Nunez e Salah në minutat ‘4 e ’14, madrilenët kanë barazuar rezultatin me dy gola të Vinicius në pjesën e parë.
Me nisjen e së dytës spanjollët kanë shënuar edhe tre gola të tjerë me Militao e Benzema. Në ndeshjen tjetër, Napoli fitoi me Frankfurtin në Gjermani 2-0.