Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i 20 shkurtit në Turqi, 6 viktima e rreth 680 të plagosur


Gjashtë njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.

Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë mbi 7 të shkallës Rihter që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.