Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: “Rilindja” dhe ‘Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve’ nën akuzë për 6 vepra penale


 

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me Ligjin e Dosjeve.

Vasili shkruan se “përpëlitjet rilindase” me Ligjin e Dosjeve janë thjesht një përpjekje mjerane që nxjerrë në shesh dështimin e Ramës dhe lemerinë që ka pushtuar pushtetin nga frika e humbjes.

Sipas tij Rilindja me “Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve” janë sot nën akuzë për plot gjashtë vepra penale, pasi edhe përpjekja për të mbyllur çështjen përmes Prokurorisë u rrëzua nga Gjykata e cila urdhëroi hetim të të gjitha “mashtrimeve” të Autoritetit.

Vasili shkroi më tej se tani të gjitha veprat penale që rëndojnë mbi ta do hetohen dhe se “McGonigalët” rilindas nuk fshihen dot askund pasi gjykimi mbarëpopullor do t’i ndëshkojë.

 

Postimi i plotë:

Përpëlitjet rilindase me Ligjin e Dosjeve jane thjesht nje perpjekje qaramane dhe mjerane, qe vetem nxjerr ne shesh deshtimin total te Rames e rilindjes dhe lemerine, qe i ka pushtuar ata nga frika e humbjes se pashmangshme, qe i pret.

Rilindja me gjithe Autoriten e Manipulimit te Dosjeve jane sot nen akuze per plot gjashte vepra penale.

Edhe perpjekja e deshtuar me turp per ta mbyllur çeshtjen permes Prokurorise se kapur, u rrezua nga Gjykata, e cila urdheroi hetim te plote te te gjitha manipulimeve e mashtrimeve te Autoritetit te Manipulimit Dosjeve, te bera me urdher te Edi Rames.

Tani te gjitha veprat penale, qe rendojne mbi ta do hetohen deri ne fund dhe asgje nuk i shpeton dot ata nga denimi sipas ligjit.

Mc Gonigalët rilindas nuk fshihen dot askund dhe gjykimi mbarepopullor do ti ndeshkoje ata shume rrepte, siç e meritojne per te gjithe te zezat, qe i kane shkaktuar popullit dhe interesave kombetare.