Vendosni fjalën kyçe....

Akulli në Antarktik shkrin sërish në nivele rekord


Akulli në Antarktik ka arritur nivele të ulëta rekord për herë të dytë në dy vjet, thonë shkencëtarët të alarmuar se rënia dramatike është një sinjal se kriza klimatike tani është më e qartë në këtë rajon të gjerë, kompleks dhe të izoluar, sipas CNN.

Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit, ose NSIDC, akulli i detit që rrethon Antarktidën ra në vetëm 737,000 milje katrorë (1,91 milionë kilometra katrorë) më 13 shkurt, nën rekordin e mëparshëm prej 741,000 milje katrorë (1,92 milionë kilometra katrorë) më 25 shkurt të vitit të kaluar.

Akulli i detit mund të tkurret akoma më tej. Niveli më i ulët i verës jugore nuk mund të arrihet për më shumë se një javë.

Dy vitet e fundit shënojnë të vetmen herë që nivelet e akullit të detit janë ulur nën 2 milionë kilometra katrorë që kur satelitët filluan ta monitoronin atë në 1978.

Nuk është vetëm “mezi një rekord i ulët”, tha një akullnajalog në Universitetin e Kolorados Boulder. “Është në një prirje shumë të pjerrët në rënie.”

Ndryshe nga Arktiku, ku shkalla e humbjes së akullit të detit ka ndjekur një trajektore mjaft të qëndrueshme në rënie ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtohen, shtrirja e akullit të detit Antarktik është lëkundur lart e poshtë, duke e bërë më të vështirë të kuptosh se si kontinenti dhe oqeani rrethues po reagojnë ndaj ngohjes globale

Dy rajonet polare janë shumë të ndryshme. Ndërsa Arktiku është një oqean i rrethuar nga kontinente, Antarktida është një kontinent i rrethuar nga oqeani – kjo do të thotë se akulli i detit mund të rritet nga jashtë, i pakufizuar nga toka. Akulli i Antarktidës priret të jetë më i hollë se akulli i Arktikut, me lartësi më të mëdha në dimër dhe rënie më të pjerrëta në verë.

Një ndër më të rrezikshmet është Akullnaja Thwaites në Antarktidë, e njohur edhe si “akullnaja e Ditës së Kijametit” për shkak të rrezikut të madh që paraqet shkrirja e saj në nivelet globale të deteve.

Në fillim, disa e konsiderojnë ndryshueshmërinë e zakonshme të këtij kontinenti jashtëzakonisht kompleks, me sistemet e tij të ndryshme klimatike të ndërthurura. Por pas dy rekordeve të ulëta të akullit në det me radhë, shkencëtarët po shqetësohen.

Pyetja është, a ka arritur ndryshimi klimatik në Antarktidë? A është ky fillimi i fundit? A do të zhduket përgjithmonë akulli i detit në vitet e ardhshme në verë?” Christian Haas, kreu i Seksionit të Kërkimit të Fizikës së Akullit të Detit në Institutin Alfred Wegener në Gjermani.