BE-ja dhe Britania e Madhe eksportojnë të kombinuara 74 milionë artikuj mbeturina veshjesh në Kenia çdo vit, ka gjetur një hetim nga dy OJQ.
Këto tekstile të padobishme shpesh digjen ose hidhen në deponi, pavarësisht se shumica e tyre janë bërë nga materiale sintetike toksike, pohoi raporti.
I publikuar javën e kaluar, raporti (Trashion-Report-Web-Final)zbuloi se nga 149 milionë artikuj tekstile të përdorura të eksportuara në Kenia çdo vit nga BE-ja e Mbretëria e Bashkuar, 74 milionë klasifikohen menjëherë si mbetje pas mbërritjes. Për më tepër, pothuajse 50 milionë nga këto mbetje janë me bazë plastike, që do thotë se ato nuk mund të trajtohen lehtësisht.
Gjermania dërgon më shumë nga këto veshje të mbeturinave se çdo vend tjetër evropian, duke dërguar 25 milionë mbetje në Kenia çdo vit. Polonia është në vendin e dytë, duke dërguar 18.5 milionë, me Britaninë e Madhe që dërgon 18.3 milionë. Këto tre vende, së bashku me Hungarinë, Italinë, Belgjikën, Lituaninë, Estoninë, Francën dhe Irlandën, janë përgjegjëse për 95% të të gjitha eksporteve të veshjeve të përdorura nga BE-ja në Kenia.
Këto statistika u përpiluan nga ‘Clean Up Kenya’ dhe ‘Wildlight’ në emër të Fondacionit Changing Markets me bazë në Holandë. Gjatë hulumtimit të raportit, ekipet nga këto OJQ gjetën veshje me bazë plastike të grumbulluara katër kate në një pikë në kryeqytetin e vendit Nairobi, me sende që derdheshin në lumë.
Artikujt që nuk grumbullohen në deponi të ngjashme shpesh digjen për karburant, pohoi raporti. Djegia e rrobave prej poliesteri – të cilat përbëjnë më shumë se dy të tretat e tekstileve të prodhuara në mbarë botën – ‘është shumë toksike dhe ndikon në ndotjen e ajrit, si dhe në një mori problemesh shëndetësore’, thanë autorët e raportit.
Importimi i veshjeve të përdorura është një industri e lulëzuar në Kenia që punëson deri në 2 milionë njerëz. Megjithatë, ndërsa raporti thotë se ‘pjesa e luanit’ e importeve nga Evropa janë mbeturina, një zëdhënës i industrisë i tha Euronews se ky është ‘dezinformim’.
“Ky raport evropian supozon se tregtarët në Kenia i shpenzojnë paratë e tyre duke importuar 50 për qind mbeturina,” tha zëdhënësi, duke shtuar se importuesit do ishin ‘budallenj’ nëse do e bënin këtë.
“Ky raport është poshtërues dhe një fyerje për të gjithë ata që punojnë në tregtinë e rrobave të përdorura në të gjithë kontinentin dhe duke përhapur dezinformata kërcënon më tej miliona persona.” shtoi ajo.