Duke vijuar me fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndër të tjera Berisha theksoi se dosja Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe sipas tij menaxher i saj direkt është Edi Rama.
Ai shtoi se Duçka me pasaportë diplomatike transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë që të dëshmonin kundër opozitës.
“Dosja shqiptare Rama-McGonigal, por bëhet gjithnjë e më e rëndë. Duçka me pasaportë diplomatike, adresë qeveritare, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë që do të dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar. McGonigal për llogari të miqve të ngushtë të Edi Ramës, arrinte të angazhonte edhe Prokurorë. Rama ka frikë nga hetime dhe gënjen kur thotë nuk ka qenë. Por unë i them se ka qenë dhe se me asgjë nuk e fsheh dot. Këto duan hetim dhe vetëm hetim. Habia shumë e madhe është se çfarë i shurdhoi dhe i verboi.” tha Berisha.
Berisha i ka bërë thirrje DASH dhe FBI për të hetuar me imtësi këto akte dhe veprime, duke thënë se McGonigal, Agron Neza, Dorjan Duçka, ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma dhe shërbime.
I bëj thirrje DASH dhe vetë FBI të hetojë me imtësi të gjitha këto akte dhe veprime. Një gjë është e sigurt që McGonial, Agron Neza, Dorja Duçka, ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma , shërbime etj…Si ndodhi veprimtaria e tyre për 5 vite me radhë. Thonë që Helidoni është viktimë se i pa. Por ai duhet të flasë, duhet të vijë këtu në Komision , por po të dojë edhe në Kongresin Amerikan të dëshmojë , të ndihmojë. Një veprimtari nga më mafiozët, e bëri zyra kryeministrit të Shqipërisë. Tejkalon edhe imagjinatën hollivudiane. Edi Rama nuk do të shpëtojë , prapa diellit të shkojë, por shqiptarëve do t’i thotë gjithçka. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen para parlamentit”, tha Berisha.