Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama ka vendosur të kapërcejë skandalin McGonigal duke paralizuar hetimin parlamentar


Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pashpresë përballë aferës McGonigal.

Berisha tha se Rama beson, apo ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar.

Ai shtoi më tej se me këtë çështje janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve.

“I ngërthyer dhe i pashpresë në “RamaGate” , Edi Rama beson dhe mendon apo ka vendosur që ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve , të drejtën  e fjalës. Ua bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se me këtë çështje me këtë skandal janë dëmtuar, interesat e mbarë shqiptarëve. Shqiptarët janë dëshmitarë për mbështetjen që iu dha Ramës pavarësisht nga vjedhja e zgjedhjeve, apo grabitje e shfrenuara të fondeve buxhetit apo pasurive të shqitparëve dhe pas kësaj qëndronte dora e zezë e McGonigal”, tha ai.