Dy efektivët e policisë së Malit të Zi që akuzohen për dhunën ndaj profesorit Petraq Milo në 15 janar në kufirin mes dy vendeve, janë arrestuar, shkruajnë mediat malazeze.
Efektivët e ndaluar janë identifikuar nga mediat fqinje si Sipas mediave vendase, në pranga janë vendosur efektivët Nikola Boljeviç dhe Dragan Scekiç.
Milo u dhunua në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan teksa udhëtonte me familjen drejt vendit fqinj.
Në videot e publikuara në mediat sociale, duket polici malazez që pasi godet brutalisht Milon, përpiqet ta nxjerrë me forcë nga makina.