Kompania franceze e shërbimeve publike Engie njoftoi të martën se ka nisur një procedurë arbitrazhi kundër Gazpromit të Rusisë për mospërmbushjen e detyrimeve të ofrimit të gazit.
Firma me bazë në Paris tha se donte pagesën e gjobave kontraktuale si dhe kompensimin për dëmet që rezultojnë nga ndërprerja e furnizimit.
Gazprom tha se ndaloi dërgesat e gazit natyror në gusht pasi pala franceze dështoi të paguante plotësisht për dërgesat e korrikut.
“Kjo procedurë arbitrazhi është për shkak të mungesës së konsiderueshme të dërgesave nga Gazprom Export LLC në Engie që nga mesi i qershorit 2022, e ndjekur nga vendimi i njëanshëm i Gazprom Export LLC në fund të verës 2022 për të reduktuar dërgesat e tij në Engie për shkak të një mosmarrëveshjeje midis palëve…” – deklaroi kompania në raportin e saj vjetor.
Në gusht, Gazprom njoftoi se kishte ndërprerë furnizimin me gaz për firmën franceze, e cila nuk kishte paguar plotësisht për furnizimet e gazit në korrik.
Gazprom informoi Engie se do ndërpresë dërgesat e gazit duke filluar nga 1 shtatori deri në momentin që të marrë pagesën për gazin e furnizuar tashmë. Kryerja e çdo dërgese të mëtejshme gazi pa marrë një pagesë të plotë për furnizimin e mëparshëm është e pamundur sipas ligjit rus.