Autoritetet gjermane kanë arrestuar 30-vjeçarin Silvester Driza, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
30-vjeçari dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.
Njoftimi:
Vijon shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit të tyre me homologët gjermanë, u finalizua operacioni policor i koduar “Freiburg”.
Në kuadër të këtij operacioni, është kapur nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.