Ka vijuar sërish turin e takime Kandidati për PD-në për Bashkinë e Tiranës,Belind Këlliçi me banorët e Njësisë 3 të Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Këllëçi shkruan se çdo fjalë e shtrëngim dore është motiv për të dhe ekipin e tij.
“Ditë e bukur me bashkëqytetarët në Xhamllik. Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua dhe ekipin që të punojmë për t’i dhënë Tiranës mundësitë që meriton, alternativë dhe shpresë më 14 maj, Njësia 3”, shkruan Këlliçi.