Vendosni fjalën kyçe....

KQZ shtyn deri në 31 mars shpërndarjen e fondeve për partitë politike


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e radhës ku u mor vendimi mbi shpërndarjen e fondeve për partitë politike.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje KQZ, vendosi që të shtyjë miratimin e fondeve vjetore për partitë politike për pas datës 31 mars.

Shtyrja bëhet pasi në 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore.

Sipas kreut të KQZ-së llirian Celibashi do të shihet kush parti sjell raportet, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.