Vendosni fjalën kyçe....

Meloni: Italia nuk do dërgojë avionë luftarakë për Kievin


Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e fundit perëndimore që u takua me Zelenskin për të diskutuar për ndihmat ushtarake.

Pas bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Meloni tha se furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë nga Italia “nuk kishte qenë temë e bisedimeve”, përcjell DW.

Megjithatë kryeministrja italiane tha se Roma po shqyrton mundësinë për të furnizuar Kievin me sisteme shtesë për mbrojtjen ajrore. Italia është duket dërguar në ndërkohë sisteme SAMP/T-MAMBA, si pjesë e një nisme të përbashkët me Francën.

“Ukraina mund të mbështetet tek Italia,” tha ajo në një konferencë shtypi përpara se të udhëtonte për në Ukrainë.

Vizita e Melonit u shoqërua me polemika, megjithatë duket se Meloni po përpiqet të tregojë solidaritet pas deklaratave të saj ambivalente për luftën gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.

Po ashtu Meloni ka të ngjarë që po përpiqet gjithashtu të minimizojë dëmin politik për Italinë, pas deklaratave të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Javën e kaluar Berlusconi, aleat kyç në koalicionin qeverisës të Melonit, u mburr edhe një herë për miqësinë e tij të gjatë me presidentin rus Putin, duke u thënë se ai i kishte dërguar si dhuratë disa kuti me vodka.

Zelenski u përgjigj me shaka rreth deklaratës së Berlusconit, duket thënë se do t’i dërgonte ai vodka nëse kjo ishte gjithçka që duhet për të siguruar miqësinë e tij.