Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon banorët e Njësive 8 e 9: Besim i palëkundur për fitoren e opozitës dhe Belind Këlliçit më 14 maj


Kreu i Partisë së Lirisë është takuar mbrëmjen e sotme me qytetarë të Njësive 8 e 9 në Tiranë.

Meta shkruan se gjatë takimit është ndarë besimi i palëkundur për fitoren e kandidatit të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.

Ai thekson gjithashtu se PL-ja do jetë garanci se zëri i qytetarëve do dëgjohet si kurrë më parë në Këshillin Bashkiak dhe se Bashkia Tiranë do jetë në shërbimin e tyre me përulësi e transparencë.

“Kënaqësi të takonim qytetarë të Njësive Nr.8 dhe Nr.9 në kryeqytet dhe të ndanim besimin e palëkundur për fitoren e opozitës dhe Belind Këlliçit në Tiranë në 14 Maj. Partia e Lirisë do të jetë garancia se zëri i qytetarëve do të dëgjohet si kurrë ndonjëherë në Këshillin e Bashkisë dhe po kështu se Bashkia e Tiranës do të jetë në shërbimin e tyre me përulësi dhe transparencë maksimale”, shkruan Meta.