Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se arritja e paqes me Arabinë Saudite do t’i jepte fund konfliktit arabo-izraelit.
Netanyahu e bëri deklaratën në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë Kombëtare Hartog në Tel Aviv të martën në mbrëmje, ku morën pjesë edhe ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman.
“Unë mendoj se mund të zgjerojmë rrethin e paqes dhe nëse zgjerojmë rrethin e paqes në Arabinë Saudite, mendoj se do t’i japim fund konfliktit arabo-izraelit”, tha Netanyahu.
“Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë jo nga brenda-jashtë për të zgjidhur problemin palestinez,” shtoi ai.
“Unë besoj se mund të arrijmë një përparim nëse udhëheqja saudite vendos që ata duan të jenë pjesë e saj zyrtarisht. Në një mënyrë jozyrtare, ata tashmë janë pjesë,” tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit tha gjithashtu se zgjerimi i marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe vendeve arabe do ishte një mburojë kundër Iranit.
Nuk ka pasur ende asnjë koment nga Arabia Saudite mbi komentet e Netanyahut.
Arabia Saudite nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe kundërshton normalizimin me Tel Avivin deri në përfundimin e pushtimit izraelit prej dekadash të territoreve palestineze.
Nën sponsorizimin e SHBA-së, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje për të normalizuar lidhjet e tyre me Izraelin në shtator 2020. Masa u pasua më vonë nga Sudani dhe Maroku.
Para vitit 2020, Izraeli kishte dy marrëveshje paqeje me Egjiptin në 1979 dhe me Jordaninë në 1994.