Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët: S’na janë plotësuar ende kërkesat, duam rritje page


Pedagogët kanë dalë sërish në protestë, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më parë.

Ata janë mbledhur para Korpusit dhe njëzëri i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre.

 “Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët, duke paraqitur 9 kërkesa.

Gjithashtu pedagogët iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.