Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky ‘komandon’ ushtrinë amerikane – Kongresmenia republikane


Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky po e shtyn ushtrinë amerikane më pranë një konflikti global, tha kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene. Deklarata e saj pasoi udhëtimin e paparalajmëruar të presidentit amerikan Joe Biden në Kiev në të njëjtën ditë.

“Biden nuk shkoi në qytetin amerikan ku u rrëzua treni që lëshoi lëndë helmuese”, shkroi Greene, një kongresmene nga Georgia, në Tëitter, duke iu referuar një qyteti të vogël amerikan ku një tren që transportonte materiale të rrezikshme doli nga shinat në fillim të këtij muaji.

“Ai shkoi në Ukrainë, një komb jashtë NATO-s, udhëheqësi i të cilit është një aktor dhe me sa duket tani po komandon ushtrinë tonë të Shteteve të Bashkuara dhe po e çon në një luftë botërore.”

Greene këmbënguli që Biden duhet të shkarkohet ‘para se të jetë tepër vonë’.

Një kritike e zëshme e politikës së jashtme të Biden, Greene ka qenë në mesin e politikanëve amerikanë që kërkonin një auditim të ndihmës ushtarake dhe ekonomike të vendit për Ukrainën. Kongresi bllokoi një mocion për këtë çështje në dhjetor.