Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia deri në 200 mijë euro


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me drejtuesit e departamenteve në selinë blu deklaroi se Shqipëria është në rënie të lirë,

Berisha tha më tej se problematikat në vend kanë nevojë për një përgjigje emergjente.

Kreu i PD bëri dhe një denoncim ku tha se çdo ndërtim pa leje në vend paguan “gjobë” te policia nga 100 deri në 200 mijë euro, ndërsa tha se vendi është në një sistem gjobvënës.

Sipas tij para 2 vitesh Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për ryshfetet, por tha se sot me siguri mban vendin e parë “me distancë të madhe”.

Shqipëria është në rënie të lirë. Shumë besojnë se kjo rënie nuk ndalet dhe shumë thonë se si do i përgjigjemi kësaj situate. Të gjitha janë pyetje të drejta, por përgjigja është se ne mund ta ndalim këtë situatë.

Këto problematika kanë nevojë për një përgjigje emergjente, secili nga ju krahas programit afat-gjatë duhet të ketë paketën e emergjencës sepse Shqipëria absolutisht po rrënohet. Shqiptarët para 2 vitesh zinin vendin e tretë në botë për ryshfetin, ju garantoj që sot duhet të jetë vendi i parë me distancë. Çdo ndërtim pa leje paguhet gjoba e policisë që shkon deri në 100 e 200 mijë, paguhen tatimet, taksat, etj. Shqiptarët janë në një sistem gjobvënie”-deklaroi Berisha.