Kreu i PD-së Sali Berisha ngriti sot pyetejet mbi tenderat dixhitalë që ka marrë baxhanaku i Ramës, dhe tenderin që ka dhënë minstrja e Kulturës kompanisë ku punon thjeshtra e Kryeministrit.
“A e dini ju si është bërë një Fangu Fangu baxhanaku i tij, është bërë bosi i tenderave dixhitalë në Shqipëri. E pyesni pak ministren e Kulturës si ka mundësi ti japë tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Edi Ramës. A ekziston një ligj i konfliktit të interesit apo jo? A lejohet që fëmijët, enturazhi i kryeministrit, po të mos jetë krim ministër të fitojnë tendera? Me çfarë morali dhe tagri ligjor i jep thjeshtrës së Edi Ramës tenderat? Ajo kompani për definicion përjashtohet nga tenderi.
Një njeri i cili Olsin e ka peshkaqenin më të rrezikshëm. I nxirrni nga arkivat kur Olsi mori Spitallën që ta ndërtonte me një kompani që merrej me azilet e të moshuarve në Kinë dhe mediat kineze hapeshin me titujt vëllai i madh i kryeministrit”, deklaroi Berisha.