Teksa pritet të nisë seanca deputetët e përjashtuar të PD-së po tentojnë të futen brenda sallës.
Ashtu si javën e shkuar ata po pengohen nga Garda ndërsa deputetët e opozitës argumentojnë se duhen lejuar të futen brenda duke qenë se kanë paraqitur kërkesë në Byronë e Kuvendit kundër përjashtimit.
Jashtë parlamentit janë mbledhur mbështetësit e opozitës ashtu si në dy seancat e fundit, për të protestuar.
Mes deputetëve të përjashtuar, janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmon Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi e Luan Baçi.
“Të të vij turp, t’i the ka mbaruar mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibozukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thotë Spaho.