Vendosni fjalën kyçe....

Gjetjet e KLSH-së për energjinë janë alarmante


Nga Klodian Gradeci

Sistemi shqiptar Elektro-Energjetik ka abuzuar ne misionin e tij për të garantuar furnizimin me energji të konsumatorëve shqiptarë sipas parimeve të mirëqeverisjes dhe transparencës me fondet publike.

Përgjatë vitit 2021-2022 sistemi elektro-energjetik shqiptar ka marrë borxh dhe overdraft nga bankat e nivelit të dytë në vend, sasinë prej rreth 150 milion Euro. Këto para, do të paguhen nga taksat e qytetarëve.

Përgjatë vitit 2021-2022, periudha post Covid, ” normaliteti ri” sipas BE, qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje serioze për rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Përgjatë vitit 2021, energjia e blerë nga KESH, OST dhe FTL është 40-60 Euro/MWh më shtrenjtë se Bursa e Energjisë HUPX.

Përgjatë vitit 2022, muajt Janar-Shkurt-Mars, energjia e blerë nga KESH, OST dhe FTL është blerë dy herë më e shtrenjtë nga sa tregtohej në bursën e energjisë HUPX. Diferenca e këtij çmimi është mbi 100 EuroMWh.

Përgjatë vitit 2021-2022, KESH ka shitur energji me çmimin më të ulet historik referuar në raport me çmimin për të njëjtën periudhë në bursën HUPX.

Përgjatë vitit 2021, KESH ka shitur energji me çmim më të ulët se kosto për të prodhuar këtë energji.

Vlera financiare që është përdorur për blerjen e energjisë përgjatë viteve 2021-2022 është rreth 700 milion Euro.

Vendosja e fashës prej 800 kW në dem të familjareve shqiptare do të ndikonte 100 mijë familje shqiptare dhe jo 30 mijë abonentë siç gënjeu qeveria në Shtator 2021.

Ndërkohë që qeveria vendosi këtë fashe, KESH favorizonte kompani tregtare të cilat përfitonin sasi të përafërta energjie me atë që qeveria kërkoi t’ia faturonte qytetareve.

Përgjatë periudhës 2021-2022 dhe në vijim, sistemi elektro-energjitik shqiptar ka vijuar transaksionet klienteliste të shit-blerjes, shkëmbimit dhe optimizimit të energjisë në dëm të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit.

Keq administrimi i rezervës hidrike për qëllime klienteliste dhe korruptive ka cenuar sigurinë e furnizimit dhe ka imponuar shpenzimet marramendëse të blerjes së energjisë me vlerë 700 milion Euro.

Profili shitjeve të energjisë në 2022-2023, është absurd, abuziv dhe në favor të klientëve të qeverisë.

Përgjatë vitit 2021, viti rekord i prodhimit të energjisë me 8962 GWh, KESH ka shpërdoruar 1180 GWh rezervë energjetike.

Në të njëjtën kohë që qeveria shpalli emergjencën energjetike me vendimin Nr. 620, KESH zbatoi për më shumë se 1 vit kontrata shkëmbimi dhe optimizimi në kundërshtim me emergjencën duke favorizuar interesa private nëpërmjet administrimit vandal të rezervës energjitike.

Niveli Fierzës vijon të administrohet jo sipas niveleve periodike të lejuara sipas rregullores, por vijon duke operuar në keqmanaxhim të rezervës hidrike si në periudhe të prurjeve ashtu dhe në rastet e vlerave mesatare shumëvjeçare gjate thatësirës. Në shume raste KESH ka shpërdoruar rezervën hidrike duke bërë shkarkime pa prodhim dhe duke dëmtuar rëndë financat e sistemit elekto-energjitik.

Kjo situatë alarmante dhe abuzive do rëndojë shqiptarët për sa kohë sistemi elektro-energjitik ka përqasje abuzive ndaj likuiditeteve të krijuara nga pasuria e shqiptarëve.

Kjo situatë do vijojë për sa kohë kjo qeveri do vijojë të miratojë:

1) programe vjetore jo efikase me qëllime elektorale,

2) të mos ketë një fond rezervë për sigurimin e furnizimit me energji nga të ardhurat e kompanive shtetërore,

3) të mos ketë një model tregu transparent,

4) të këmbëngule në zbatimin e një modeli financiar të dështuar dhe korruptiv,

5) të mos respektoje marrëveshjet dhe procedurat ligjore për realizimin e misionit që sektori energjetik ka,

6) mungesa e operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë,

7) mungesa e studimit të Tregut dhe shmangia e kontrolleve të brendshme për mos eficencën e shpenzimeve në shit-blerjen e energjisë,

Pa aftësia për të mbledhur borxhet e debitorëve buxhetorë të cilat janë shumëfishuar,

9) mos reduktimi humbjeve,

10) mungesa e instalimeve të matëseve inteligjente,

11) mungesa e diversifikimit të prodhimit të energjisë nga burime alternative,

12) mungesa vullnetit për të venë në punë TEC Vlora dhe zëvendësimi tij me TEC-in Lundrues me kosto 94500$ në ditë, vetëm si detyrim kontraktual pa llogaritur kostot operative dhe të lëndës djegëse,

13) zbatimi strategjive të gabuara që dëmtojnë rëndë sigurinë energjetike,

14) mungesa e stimulimit dhe mbështetjes për vetëprodhuesit e energjisë nga burime diellore për instalime deri në 2MW.

Arroganca për të shmangur përgjegjësitë sot, nuk parashkruan llogaridhënien nesër.