Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka denancuar sot një rast tejet abuziv që po ndodh në afërsi të Kalasë ilire të Gajtanit në Shkodër, ku një gurore zhvillon aktivitetin e saj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook në profilin e saj, ky forum shkruan se gurorja ngrihet në themelet e kalasë e cila mban vlera të mëdha arkeologjike dhe leja mjedisore për të, mban firmën e Kumbaros.
“Ky eshte peisazhi ngjitur me shtegun e kalase ilire te Gajtanit ne Shkoder, nje kala e rendesishme qe vizitohet nga shqiptaret dhe te huajt dhe permban vlera te medha arkeologjike per zonen. Shihni c’po ndodh me guroren qe ngrihet ngjitur me themelet e kalase. Lejet mjedisore per guroret mbajne firmen e Kumbaros, Qerimese se famshme, qe gjen kohe per te promovuar trashegimine tone deri ne Japoni, por asnje minute per te pare se cfare ndodh ne Shkoder.” shkruan Forumi për Mbrojtjen Mjedisore.