Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori republikan ‘fut në listën e zezë’ mediat kryesore: Gënjyen haptazi


Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ndërmori një hap të pazakontë të mërkurën, duke informuar NBC dhe MSNBC se do t’i injorojë ato derisa t’i kërkojnë ndjesë për akuzën e rreme për racizëm.

“Nuk do të merret në konsideratë asgjë që lidhet me NBC Universal ose degët e saj derisa të paktën Andrea Mitchell të korrigjojë gënjeshtrën flagrante që ajo bëri për guvernatorin… dhe NBC dhe degët e saj të shfaqin një histori të qëndrueshme të raportimit të vërtetë,” tha Sekretari i Shtypit i DeSanti, Bryan Griffin në një deklaratë.

Gjatë një interviste me zv.Presidenten Kamala Harris, e cila u transmetua në ‘MSNBC Reports’ javën e kaluar, Mitchell pretendoi se DeSantis ‘thotë se skllavëria dhe pasojat e skllavërisë nuk duhet t’u mësohen nxënësve të shkollës në Florida’ dhe e akuzoi atë se ishte injorant i ‘historisë së njerëzve me ngjyrë të zezë dhe përvojës së tyre’.

Duke reaguar ndaj intervistës së Mitchell, Griffin e quajti atë ‘të turpshme’.

“Kjo pyetje nga Mitchell ilustron gjithçka që nuk është në rregull me mediat e korporatave. Ata nuk janë aksidentalisht të tmerrshëm në punët e tyre, ata me qëllim të keq kanë për synim të mashtrojnë njerëzit,” shkroi ai në Twitter të premten.

Deri më tani, sipas zyrës së guvernatorit, as Mitchell dhe as rrjeti i saj nuk kanë kërkuar falje ose nuk kanë tërhequr pretendimin.

I zgjedhur për herë të parë në vitin 2018 pas një mandati në Kongres, DeSantis fitoi rëndësi gjatë pandemisë Covid-19 duke frenuar bllokimet dhe urdhrat e ndryshme, dhe duke deklaruar se Florida do të ishte një shtet i lirë, jo një shtet ‘sigurie biomjekësore’.

Që atëherë, ai ka kërkuar gjithashtu të ndalojë ato që ai i quajti programet e indoktrinimit racor dhe gjinor, duke shkaktuar denoncime nga demokratët. Projektligji i tij për të drejtat prindërore që ndalon promovimin e identitetit gjinor te parashkollorët u denoncua nga demokratët.

Në fillim të kësaj jave, Radio Publike Kombëtare kritikoi DeSantis për ndalimin e procedurave të ‘afirmimit të gjinisë’, duke përdorur shembullin e një 13-vjeçari që donte bllokues të pubertetit.

Duke folur për guvernatorin, Griffin denoncoi NPR-në si një ‘makinë propagande të financuar nga publiku’ dhe tha se Florida kundërshton ‘të përkulet para një pakice radikale’ dhe synon ‘të qëndrojë për mbrojtjen e fëmijëve tanë dhe mbrojtjen e pafajësisë së tyre’.

Megjithëse DeSantis nuk e ka shpallur synimin e tij për të kandiduar për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, një fraksion brenda partisë ka argumentuar për të si një alternativë ndaj ish-presidentit Donald Trump.